English

Arrestohet në flagrancë shtetasi Klaudio Bujar Dervishi, pranë shkollës "Jeronim De Rada"

Në kuadër të operacionit policor “Tuneli”, i realizuar nga Seksioni Kundër Narkotikëve u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit Klaudio Bujar Dervishi, 18 vjec, lindur e banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye, sepse me date 12.02.2013 rreth ores 12:10, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur në pjesën e brendshme të pantallonave një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar Kanabis Sativa, me peshe 5 gramë me gjithe amballazh.

Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës se tij, i’u gjet një qese, ku brenda saj u gjeten 22 qese farmaceutike me lende narkotike te dyshuar Kanabis Sativa, me peshë 100 gram. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tirane,per vepren penale te parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.

KOMENTE