English

Dënohen 29 të pandehurit e tragjedisë Gërdeci. Emrat

Nëse e nesërmja, 14 shkurti shënon ditën e të dashuruarve, një muaj më vonë 15 marsi na kujton një prej ditëve që shkaktoi një plagë të madhe në mbarë popullin shqiptar.
Një plagë që akoma dhe sot nuk ka gjetur shkakun e vërtetë.

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për 29 të pandehurit. Kështu trupa gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri kanë dënuar me tre vjet burg Besnik Dautin dhe 15 vjet burg Ylli Pinarin, ndërsa Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit i ulet masa e dënimit me 1/3 nga 10 dhe 18 vjet burg që ishin dënuar.
Ndërkaq apeli ka vendosur po ashtu sekuestrimin e pasurive të Deliorgjit, ndërsa ka rrëzuar vendimin për pafajësi për Rezart Tërshanen duke e dënuar atë me 1 vit burg dhe per Zija Bajen per te cilin janë dhëne tre vite burg.
Po kështu është shpallur i pafajshëm Shpëtim Spahiu, përkundrejt 4 viteve dënim që kishte marrë nga shkalla e parë.Ndërkaq për 22 të akuzuarit e tjerë apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.
Vendimi i shpallur sot është i formës së prerë, çka do të thotë që është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes.
Të pranishëm në seancë përveç medias ishin edhe familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, të cilët e kanë ndjekur proçesin si në Shkallën e Parë ashtu edhe në Apel, si dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve. Menjëherë pas pretencës, familjarët të indinjuar edhe nga apeli e kanë cilësuar të turpshëm vendimin për të akuzuarit.

DENIMET E GJYKATES SE TIRANES
Ylli Pinari 18 vjet burg
Sokol Ngjeçi 10 vjet burg
Dritan Minxholli 18 vjet burg
Mihal Delijorgji 10 vjet burg
Ardian Mullahi i pafajshëm
Shkëlzen Madani, 3 vjet 300 mijë lekë gjobë
Dashnor Çaushi 3 vjet burg
Armand Tartari 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Luan Hoxha 6 vjet burg
Agim Lala i pafajshëm
Hilmi Laçaj 3 vjet burg
Ndue Marku 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Shpëtim Spahiu 4 vjet burg
Zija Bahja i pafajshëm
Agim Babameto i pafajshëm
Rezart Tërshana i pafajshëm
Besnik Dauti i pafajshëm
Fatbardh Kuçi 1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Gëzim Oshafi 3 vjet burg
Jorgo Mino 3 vjet burg
Denis Hajdari1 vit burg 300 mijë lekë gjobë
Fari Toska 3 vjet burg
Zenun Fero 3 vjet burg
Hysni Çoçka 3 vjet burg
Adriatik Mema i pafajshëm
Juliana Margariti e pafajshme
Lavdi Shatro, kalimin e akteve në Prokurori
Fiqiret Mato i pafajshëm
ALBADEMIL shpk 25 milionë lekë gjobë

Tragjedia në Gërdec, 13 km larg Tiranës, ndodhi në 15 mars 2008 ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve, gra dhe fëmijë, si pasojë e nje shërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.

Në fshatin Gërdec u plagosen mëse 200 persona, ndërsa u dëmtuan banesat dhe bizneset në zonë.

KOMENTE