Algjerianë, sirianë dhe tunizianë. Plot 14 persona klandestinë kapen nga policia në postobllokun e Ujit të Ftohtë në Tepelenë.
Por përveç shtetasve të huaj janë arrestuar dhe 2 shqiptarë nga fshati Luzat, Tepelenë pasi ishin ata që po u jepnin ndihmë për tu futur në Shqipëri përmes kufirit grek.
Policia pasi kishte marrë njoftim kishte filluar ndjeljen e problemit kuzbuloi se shtetasit e huaj kishin destinacion Tiranën kundrejt një pagese prej 600 euro secili.
Ata kanë qenë emigrantë në Greqi, por per shkak të papunesisë dhe rritjes së sulmeve ndaj te huajve nga ekstremistet greke kane vendosur të largohen nga ky vend nëpermjet Shqiperisë.