Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër provën bërthamore të kryer ditët e fundit nga ana e Qeverisë së Koresë së Veriut, autoritetet e së cilës vazhdojnë të injorojnë thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dhënien fund të këtyre provave si dhe të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me këtë cështje.
Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë.