English

Roberto Mancini tepër i nevrikosur: Dua lojtarë të gatshëm për "luftë"

Menaxheri i Manchester City, Roberto Mancini është shprehur se do të përjashtojë lojtarët që nuk janë "të gatshëm të luftojnë" për ekipin.

Kampionët e Premier League kanë rënë 12 pikë prapa Manchester United në garën e titullit pas humbjes 3-1 të së shtunës në Southampton.

"Unë dua lojtarë të cilët janë të gatshëm për luftë në 12 ndeshjet e fundit", ka thënë Mancini të dielën.
"Unë jam shumë i zemëruar me shumë prej lojtarëve të mi dhe shumë i zhgënjyer.

Pas humbjes së tretë, në Premier League këtë sezon - Mancini ka thënë se pala e tij ka vetëm 10% shans" të mbajtur titullin e Premier League.


Mancini fitoi garën në vitin 2011 dhe tha se ai do të bëjë ndryshime të rëndësishme në ekipin e tij këtë fundjavë.
"Unë do të ndryshoj lojtarët javën e ardhshme", ka thënë italiani në lajmet e mbrëmjes së Manchester. Ne nuk luftojmë për çdo top.

KOMENTE