English

Serbia do të marrë statusin, por kjo varet nga dialogu me Kosovën (VIDEO)

Serbia është para marrjes së statusit kandidat, për anëtarësim në Bashkimin Evropian në muajin qershor.
Lidhur me këtë asaj i duhet një punë e madhe në drejtim të vendosjes së dialogut me Kosovën si dhe luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, dy kushte kryesore për marrjn e këtij statusi.

Po ku qëndron Serbia deri tani në plotësimin e këtyre dy kushteve?

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin është shprehur:

"Raundi i pestë dhe i gjashtë i bisedimeve midis kryeministrave Ivica Daçic dhe Hashim Thaçi nuk është për fotografi, por që të dyja palët të tregojnë se janë të përkushtuara për të ardhmen”.
Thaçi dhe Daçic kanë zhvilluar deri tani katër raunde bisedimesh. Takimi i radhës është parashikuar për 19 shkurt.



1660

KOMENTE