Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë dje i ftuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian për të marrë pjesë në një takim së bashku me të gjitha ambasadorët e vendeve të BE-së.
Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së Bashkimit Europian në Tiranë. Ambasadorët, kanë qenë të interesuar për t'u njohur me pikëpamjet dhe qëndrimet e opozitës lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë.