English

Miratohen 3 parime që u vijnë në ndihmë biznesit

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të radhës, miratoi në parim tre vendime, të cilat përbëjnë masa të reja lehtësuese dhe u vijnë në ndihmë biznesit në vend. Megjithë miratimin e tyre në mbledhjen e sotme, kryeministri u shpreh se ato nuk do të zbardhen pa u reflektuar në to, sygjerimet e Këshillit Konsultativ të Biznesit.

1. -Vendimi për “përcaktimin e procedurave, kritereve, llojit dhe sasisë së përjashtimeve nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH-ja), në import dhe brenda vendit, për produktet hekur dhe çimento për ndërtimin e hidrocentraleve”.

Lidhur me këtë vendim u diskutua për përcaktimin e një afati 30 ditor për pajisjen e tyre me autorizim nga organet tatimore dhe ato doganore. Gjithashtu, vendimi përcakton se nëse gjatë ushtrimit të kontrolleve tatimore konstatohet se sasia e hekurit dhe çimentos, e përjashtuar nga TVSH-ja, nuk ka shkuar në destinacion apo nuk është përdorur brenda periudhës së investimit, atëherë do të procedohet me heqjen e autorizimit dhe do të paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar.

2. -Vendimi për përcaktimin e kategorive të operatorëve ekonomikë që përfshihen në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit.

Ky vendim synon përcaktimin e kategorive, të cilët në zbatim të nenit 26/1, të ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, përfitojnë përjashtim nga TVSH për importet e makinerive dhe pajisjeve, që kryen në funksion të realizimit të kontratave të investimit. Gjithashtu, vendimi parashikon kategoritë kryesore të agrobiznesit si dhe kultivimi dhe prodhimi i produkteve bujqësore bazë, kultivimi, prodhimi apo përpunimi i produkteve pyjore, prodhimi dhe përpunimi i imputeve bujqësore, si dhe mbarështimi i gjësë së gjallë.

3. -Një tjetër vendim ishte ai për “përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve ë janë drejtpërdrejtë të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse”.

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e procedurave të hollësishme dhe kritereve të përjashtimit nga pagesa e TVSH-së në import, si dhe të listës së makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin.

KOMENTE