English

Vjenë. Hapet ekspozita “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, me rastin e shënimit të 5 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot më 15 Shkurt, në Vjenë të Austrisë, hap ekspozitën me titull “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”.

Hapja e ekspozitës do të bëhet në Lois Weinberger Saal Laudongasse 16, 1080 Wien, në ora 18 dhe kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur deri më 21 Shkurt 2013.

Ekspozita “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”, me herët është hapur edhe në Tiranë (Shqipëri) dhe Ankara (Turqi).

KOMENTE