English

Coronavirus: I ngjashëm me Sars-in, virusi vdekjeprurës mund të përhapet mes njerëzve

Zyrtarët e shëndetësisë në Britani të Madhe besojnë se kanë prova të forta se një sëmundje respiratore e re e ngjashme me virusin vdekjeprurës SARS mund të përhapet nga personi në person.

Rastet e infektimit mund të vijnë nga kontakti me kafshët. Megjithatë, në qoftë se virusi mund të përhapet mes njerëzve ajo përbën një kërcënim shumë më serioz.

Një person në Britani të Madhe mendohet të ketë marë infeksionin nga një i afërm.

Megjithatë, zyrtarët thonë se kërcënimi për tërë popullatën mbetet shumë i ulët.

Ka pasur 11 raste të konfirmuara të infektimit në mbarë botën. Ajo shkakton pneumoni dhe nganjëherë dështimin e veshkave - pesë pacientë kanë vdekur.

Ky është rasti i tretë që identifikohet në Britani të Madhe. I pari ishte një pacient që fluturoi nga Katar për trajtim. E dyta ishte një grua që udhëtonte nga Lindja e Mesme dhe Pakistani.

Ka pasur sugjerime se virusi është përhapur nga personi në person, në rastet e mëparshme në Lindjen e Mesme, por kjo nuk është konfirmuar ende e saktë.

KOMENTE