English

Djeg makinën e të dashurit, pasi s'merr dhuratë për Shën Valentin

Ndodhin dhe gjera te tilla per diten e Shen Valentin. Nuk merr dhurate sigurisht inati nuk iken kollaj. Mendohesh cfare ti besh te dashurit ose te dashures per te marre hak.

E pakta qe mund te besh, djeg makinen.

Nje ngjarje e tille eshte plotesisht e vertete dhe kjo ka ndodhur ne rrugen ''Muhamet Gjollesha'' ne Tirane.

Burime nga policia bënë të ditur se në një parking në rrugën “Muhamet Gjollesha” janë djegur automjeti tip ‘Chevrolet’ dhe një makinë me targa maqedonase.

Burimet konfirmojnë se zjarri është vënë qëllimisht nga një femër dhe shkak mendohet të jetë mungesa e një dhurate nga ana e të dashurit të saj për ditën e Shën Valentinit. Policia dyshon se femra ka pasur qëllim të djegë vetëm ‘Chevroletin’ e të dashurit, por flakët kanë përfshirë dhe automjetin me targa maqedonase që ishte parkuar aty pranë.

Mësohet se “Chevrolet-i’ është djegur tërësisht, ndërsa pjesërisht automjeti tjetër, ndersa policia po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen ne drite te shkaqeve perfundimtare.

KOMENTE