Në një ceremoni rasti të zhvilluar në Canberra të Australisë, është shpalosur flamuri i Kosovës para Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Australisë.
Ceremonia e organizuar nga i ngarkuari me punë i Kosovës në Australi Skënder Durmishi, është zhvilluar në kuadër të festimeve të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.