Dy luanë sollën një trafik marramendës për gati 15 minuta në një nga rrugët në Nairobi.
Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit rreth orës 6:40, në një prej rrugëve ngjitur me parkun e madh të kafshëve të savanës në Nairobi.
Papritur në rrugë shfaqen dy luanë të rinj të cilët dukeshin sikur e kishin planifikuar lojën e tyre dhe talleshin me shoferët apo dhe turistët që kalonin në atë rrugë.
Ata kishin gjetur një bajgë bualli dhe zhgryenin kokën duke lyer fytyrën e tyre dhe ngritur të pasmet e tyre. Një film i vërtetë për shoferët që kishin xhiruar këtë skenë. Luanët dukeshin të lumtur në lojën e tyre.
Më pas kur ata u larguan të gjitha makinat filluan të lëvizin ngadalë duke treguar një durim të jashtëzakonshëm.