Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç aksidenti tragjik ku makina tip “BMW” me targa amerikane ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuasi i automjetit Gjovalin Vuksana 27 vjeç nga fshati Gajush i Lezhës.
Policia e shkuar në vendngjarje po punon për hetimin e aksidentit, ndërkohë që mendohet se shpejtësia e madhe, ka qenë shkaku për aksidentin tragjik.