Strukturat Kundër Krimit Ekonomik - Financiar në Drejtorinë e Policinë e Qarkut Vlorë kanë ndaluar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshem të personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsion pasiv “ shtetasit:
Luan Ramo Birçaj, vjec 49, banues në lagjen “Pavarsia” Vlorë.
Ilirian Feti Mezinaj, vjec 50, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në muajin Qershor 2012, me premtimin se do t'i siguronin një vend pune si mësuese në Drejtorinë Arsimore Vlorë, vajzës së shtetasit me inicale M. A., i kanë marrë këtij të fundit shumën prej 3 mijë euro.
Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast se ju kërkohet rryshfet nga zyrtarët e institucioneve shtetërore për shërbime të caktuara apo për një të drejtë që ju takon të paraqiten për të kallzuar këtë fakt penal në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë ose në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi do të gjejnë mbështetjen maksimale nga këto organe ligjzbatuese.