English

Cilat janë tendencat e modës së flokëve

Flokët janë gjysma e bukurisë së njeriut, thotë një shprehje. Dhe kjo është e vërtetë thonë stilistët. Të gjithë në një farë mënyre, kush më shumë e kush më pak por dhe sipas mundësive përpiqemi që t'i kushtojmë pak rëndësi flokëve, për tu dukur sa më natyralë por dhe të bukur.


Flokët mund të mblidhen, të bëhen gërshet, të bëhen kaçurrela, të drejtë, mund t’ju ndryshoni ngjyren dhe modelin e tyre sa herë që të dëshironi për të ndryshuar look-un sipas modës dhe tendencave të cilat paraqiten çdo sezon ndryshe.

Flokët mund të modelohen në stile të sofistikuara, ose në gërshet me modelet më të çmendura që mund të keni parë. Nuk do të harrojmë pa cekur faktin që flokët gërshet janë modeli më i preferuar gjër më tani, pasi dhe mundësitë për të eksperimentuar me këtë model janë të pafundme, që nga më të thjeshtat gjërë tek më të komplikuarat.

Flokët që nuk kanë dalë asnjëherë mode janë flokët e gjatë dhe voluminoz. Ju mund t’i shtoni volum ekstra flokëve tuaj, duke përdorur një voluminizues tek rrënja, dhe pastaj duke i fryrë tek rrënja me furçë. Do të paraqiteni si një femër me stil nëse përdorni edhe formën e flokëve të punuar me gishtat e duarve. Mjafton të përdorni pak krem mbi duar dhe pastaj të filloni stilimin e tyre sipas dëshirës.

Flokët me onde dhe të thjeshtë janë një tjetër model që nuk del asnjëherë mode, pasi ju bën të dukeni gjithnjë e ëmbël, simpatike dhe shumë e thjeshtë.

KOMENTE