Sidomos në këtë ditë të ftohta dimri, por dhe një ndryshim i menjëhershëm i temperaturave ka sjellë jo pak probleme përsa i përket virusit të gripit.
Askush nuk do të sëmuret pasi shumë gjëra mbeten pa u realizuar. Sidomos kur jeni në kontakte të shumta me publikun duhet të keni mjaft kujdes, apo kur punoni në zyrë edhe pse mund t'ju duket se jeni në një ambjent të pastër kujdesi duhet në maksimal pasi dhe zyrat janë një burim virusesh.
Kini parasysh disa rregulla të thjeshta kur punoni në zyra.
1. Mos shkëmbeni me njeri-tjetrin telefonat me prekje
Telefonat me prekje qe zakonisht shkojnë nga dora ne dore për te pare ndonjë foto, video apo diçka tjetër janë fole mikrobesh. Ne mënyre te paevitueshme, rreth 30% e viruseve apo baktereve qe tashme janë ne ekranin e telefonit vijnë nga duart tuaja. Kujdes, këto te fundit do jene ne kontakt me sytë, gojën apo hundën…
2. Lajini shpesh duart
Sipas specialisteve edhe ne periudhën kur gripi qarkullon me shpejtësi te madhe, ne nuk i lajme duart aq sa duhet. Ne fakt ato janë porta hyrëse për viruse dhe ne mënyrë te pavetëdijshme mund te prekim gojën dhe hundën.
Mos prekni objekte kolektive dhe nëse kësaj nuk i shmangeni dot lani rregullisht duart me sapun apo xhel hidro-alkoolik.
3. Ajroseni shpesh zyrën
Duhet me patjetër qe viruset te shpërndahen ne një ambient me te madh ne mënyrë qe te ulet edhe rreziku i kontaminimit. Për këtë ajroseni zyrën disa here ne dite edhe nëse bën i ftohte i madh. Dhjete minuta janë te mjaftueshme. Nëse keni mundësi mund te përdorni edhe spray-e te cilat vrasin mikrobet.
4. Shmangni puthjet
Ne periudhe gripi, shmangni sa me shume puthjet e mëngjesit dhe dhëniet e duarve neper mbledhje. Ne fakt e mira është te mos mblidheni neper vende shume te vogla. Gjate kësaj kohe, specialitet rekomandojnë një largësi prej 2 metrash midis personave