English

Femrat '' Femen'' sulmojne Berluskonin

Italianët sot dhe nesër do të votojnë për zgjedhjet Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Republikës italiane, nga i cili do të dalë dhe kryeministri i ardhshëm i Italisë.
Silvio Berluskoni ka votuar në Milano dhe ka patur një surprizë ku tre aktivistë të lëvizjes ndërkombëtare “Femen”, të cilat kishin shkuar në qendrën e votimit ku do të votonte

Gratë e reja kishin sloganin "Berluskoni Basta" (Mjaft me Berluskonin) te skruar në shpinë.

Ato u arrestuan shpejt nga policia dhe u terhoqen zvarre duke ulëritur në një skenë kaotike ku edhe njerëzit e zakonshëm paten frike për të votuar në shkollë.

Feministet e thyen gardhin e gazetareve jashtë vendvotimit dhe kërcyen mbi disa tavolina drejt Berluskonit, por nuk e arriten atë.

Sondazhet tregojnë se ai do të vijë per here te dyte ne pushtet.

Berluskoni u rrëzua në vitin 2011, gjatë një valë paniku te tregut financiar dhe u zëvendësua nga ish-komisioneri evropian Mario Monti.

KOMENTE