English

Silvio Berluskoni: blej ishullin grek për ta ndihmuar atë

"Ne italianët kemi simpati të madhe për Greqinë, e cila është djepi I kulturës, kemi studiuar kulturën e lashtë lashtë greke në shkollat tona dhe është vendi që më shpesh bëjmë pushimet tona. I thashë Papandreut, nëse ka një pronë të bukur në Greqi dhe nëse ishte e disponueshme për ta blerë, apo nëse duhet të blej një ishull, unë jam në dispozicion. Por tani hesht, sepse me këto çmime që mbizotërojnë duket sikur dua të përfitoj nga situata”.

Keshtu eshte shprehur ish-kryeministri italian Berluskoni sipas gazetes “La Repubblica”.

Silvio Berluskoni ka thyer heshtjen zgjedhore duke folur para gazetarëve, duke u prononcuar për situatën në Greqi.
Berluskoni i është drejtuar gazetarit grek duke u shprehur: "Kam biseduar me ish-kryeministrin tuaj Papandreu dhe me atë aktual Samaras. Unë kam qenë në anën e tyre, por nuk mund të bëhej asgjë me gjermanët. Kjo është një fatkeqësi, unë jam katastrofë”, tha ai me një ton të penduar.

KOMENTE