English

Arben Frroku dhe Jak Jaku vihen nën pranga si të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Lamajt

Largohen drejt Greqisë tre orë pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme ndaj komisarit Lamaj.
Biznesmeni Arben Frroku dhe i biri Grand Frroku janë vënë në pranga nga policia nën akuzën e të dyshuarve kryesorë për atentatin kundër ish-shefit të komisariatit numër 6. Ndalimi i tyre u bë në Selanik të Greqisë.
Babë e bir kanë qenë në konflikt me kryekomisarin Dritan Lamaj pasi në shtator të vitit të kaluar Arben Frroku ka deklaruar se shefi i komisariatit numër 6 Lamaj e kishte dhunuar fizikisht gjatë kohës që ai ishte i shoqëruar. Ndërsa djali i tij Grandi pat deklaruar se Lamaj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Arrestimi është bërë nga bashkëpunimi i policisë shqiptare me atë greke, pas një pune intensive dhe është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:30.

Sipas policisë, Frroku është shpallur në kërkim që ditën e djeshme menjëherë pas ngjarjes, pasi nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e tij, si një prej të dyshuarve kryesorë të vrasjes nisur nga konfliktet që kishte pasur me Lamajn, nuk është gjetur.

Në konferencën e parë zyrtare për mediat, Policia e Shtetit konfirmoi se të dyshuarit kryesorë për ngjarjen janë Arben Frroku 44 vjeç dhe Jak Jaku 31 vjeç, të arrestuar nga autoritetet policore greke në Selanik. Nga provat e mbledhura është arritur në konkluzionin se vrasja është kryer nga autorët për shkak të detyrës. Policia informoi se në banesën e Jak Jakut është sekuestruar një arsenal armësh dhe një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Duke konfirmuar sërish vrasjen për shkak të detyrës, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Tefik Sulemjani dekkaroi se, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Jakë Jaku dhe Ndue Jaku është gjetur e sekuestruar një arsenal armësh, përkatësish

-1 armë zjarri, snajper

- 2 armë zjarri automatike, tip kallashnikov

- 1 armë zjarri pistoletë, tip Bereta

- 2 armë gjahu

- një sasi e konsiderueshme fishekësh e municione të llojeve të ndryshme etj

Po ashtu u gjetën e sekuestruan rreth 529 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 396 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe rreth 35 gram lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Nga strukturat e policisë u kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërkohë që ndaj shtetasit Ndue Mark Jaku, vjeç 21, banues në Tiranë, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Po në vijim të hetimeve të kryera është gjetur dhe automjeti, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e dyshuar të krimit

Nga grupi hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje, ndërkohë që për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Kryekomisar Dritan Lama po kryhen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, me qëllim vënien e tyre para organeve të drejtësisë shqiptare.

KOMENTE