Rezultatet e hershme nga zgjedhjet e Italisë sugjerojnë se parlamenti mund të ndahet në mes të të majtëve dhe të djathtëve, duke shkaktuar ankth të ri në eurozonë.
Parashikimet sugjerojnë se blloku i qendrës së majtë Pier Luigi Bersani ka një kryesim të ngushtë ndërsa Silvio Berluskonit iqendrës së djathtë është përpara në Senat.
Zgjedhjet vijnë në mes të një reçesioni të thellë dhe masave të ashpra shtrënguese.
Zhgënjyese janë rezultatet e para paraprake për Parlamentin per kryeministrin e fundit, Mario Monti, blloku i të cilit grumbulloi 8-10% të votave, një shenjë e qartë që italianët kanë votuar në shumicë dërrmuese për ndryshimin e kursit të ndjekur në vitin e fundit nga qeveria e tyre e teknokratëve.
Këto zgjedhje u zhvillian në një klimë pesimizmi në Italinë e përfshirë nga probleme të rëndësishme ekonomike. Ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës përballet me një borxh të lartë kombëtar, rënie ekonomike dhe masa të ashpra kursimi.
Rënia drastike e besimit tek politika u konfirmua edhe me pjesëmarrjen e ulët, e cila sipas të dhënave zyrtare ra me 6% nga zgjedhjet e meparshme, duke u vendosur në histori këto zgjedhje si një prej votimeve që i kanë interesuar më pak italianëve ndonjëherë.
Këto zgjedhje të përgjithshme në Itali ishin të parakohshme, pasi në dhjetor deputetët e bllokut të Berlusconit tërhoqën mbështetjen për qeverinë Monti, duke sjellë rrëzimin e saj.
Pothuajse të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këto votime kanë pranuar nevojën e programeve shtrënguese, për të rishëndoshur financat kombëtare, por ish-kryeministri Berlusconi sfidon këtë logjikë, duke premtuar ulje taksash dhe nxitje të mëtejshme për biznesin, si e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.
Në programin e tij ekonomik, Bersani ka një program të bazuar tek shkurtimet, por me disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me programin e Montit, të kritikuar prej ish-anëtarit të partisë komuniste si të paafektshëm dhe në gjendje vetëm që të zgjasë vuajtjet për italianët.