Nëse në Europë skandali që plasi lidhur me shitjen e mishit të kalit për mish viçi detyroi ministrat europianë të bujqësisë në një takim urgjent mbi diskutimin e situatës, në Kenia duket se është gjithçka ndryshe.
Policia në Kenia është në kërkim të personave që mishin e gomarit e shesin për mish viçi.
Shumica e njerëzve e anashkalojnë mishin e kuq tashmë, pasi nuk ka asnjë lloj besimi nëse ai është vërtet viçi apo gomari.