English

Njësitë bashkiake të Tiranës marrin kompetenca dhe funksione të reja

Njësitë vendore të Tiranës nuk do të ekzistojnë më vetëm për të firmosur çertifikata, siç ka ndodhur gjatë 13 viteve të ekzistencës së tyre por ato do të kenë një sërë kompetencash.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, i ka propozuar Këshillit Bashkiak në mbledhjen e datës 28 shkurt, të miratojë delegimin tek 11 njësitë bashkiake të kompetencave që lidhen me kontrollin e territorit të tregjeve, me sigurinë etj.

Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, njësitë vendore do të ushtrojnë pjesërisht funksionet e sigurimit, të rendit e qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit përkatës, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, funksionet e kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik.

Për të kryer këto funksione, njësive bashkiake u delegohen 50 punonjës të Policisë Bashkiake dhe 50 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Vendor si dhe një fond financiar prej 32 milionë lekësh, për shpenzimet operative.

Ne besojmë fuqimisht se kur kompetencat janë më pranë qytetarit, edhe shërbimi është më i mirë. Për këtë arsye, ne kemi vullnetin e plotë, për të vijuar edhe më tej me delegimin e kompetencave tek njësitë bashkiake. 32

KOMENTE