English

Shaho Bejko nga Tepelena arrestohet nga policia për tregëti marijuane

Në përmbushje të një ndër prioriteteve më kryesore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për vitin 2013, atë të “Parandalimit dhe goditjes së trafikut të lëndëve narkotike” , si dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë orëve të mbrëmjes të datës 23.02.2013 kanë zhvilluar një tjetër operacion antidrogë të koduar “Betoni” dhe konkretisht:

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 20.00 të mbrëmjes të datës 23.02.2013 kanë marrë një iformacion në rrugë operative se një sasi lëndë narkotike po transportohej me një kamjon të ngarkuar me blloqe betoni nga Lazarati në drejtim të Vlorës.

Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër te drejtuara nga shefi i Sektorit Kunder Narkotikeve Hektor Qeleposhi kanë organizuar dhe zhvilluar një operacion , ku rreth orës 20.10 minuta kamjoni është evidentuar duke levizur në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftoftë Tepelenë.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të kamionit deri në postobllokun e Ujit të Ftohtë Tepelenë ku kanë bërë bllokimin e kamionit dhe të drejtuesit të tij.

Kamioni tip Benx me targë TR 65 91 L, që drejtohej nga shtetasi Shaho Bejko , i datëlindjes 1986, nga Tepelana.

Nga kontrolli sipërfaqësor u konstatuan se në brendësi të kamionit poshtë blloqeve të betonit dalloheshin disa pako me ngjyrë kafe të dyshuara me marijuanë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor ku ka konstatuar se poshtë blloqeve të betonit kishte pako me Marijuanë.

Për shkak se kamioni ishte i ngarkuar me blloqe betoni dhe nuk kishte mundësi shkarkimi në vendin e ngjarjes kamioni dhe drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për të kontrolluar imtësisht ku nga kontrolli paraprak ka rezultuar se:

Poshtë blloqeve të betonit mbuluar me plastmas dhe thasë plastmasi u evidentuan 25 pako në formë katrore me peshë të ndryshme nga 2 deri ne 4 kilograme secila, gjithesej rreth 80 kilogramë Marijuanë.

Në cilësinë e porvës materiale janë sekuestruar lënda narkotike , si dhe kamioni që transportonte lëndën narkotike.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta transportonte në drejtim të Vlorës me destinacion përfundimtar Italinë.

Neser ne kushtet e ndriçimit te plote do te behet kontrolli i imtesishem i automjetit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “

KOMENTE