English

Të shesësh në gojën e vdekjes (VIDEO)

Videoja është realizuar në Shqipëri dhe jo në Indi. Atëherë pse duhet të themi që vendi jonë renditet më përpara në listën e vendeve të zhvilluara se sa India?
Absolutisht, jo nëse do të shihnim videon reale të realizuar në qytetin e Elbasanit.
Në zonën më të ngarkuar me trafik, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cerrikut”. në mes të baltës dhe për më tepër mbi shina, tregtarët romë kryejnë aktivitetin e tyre çdo ditë, por situata paraqitet më e rënduar në ditët e shtuna dhe të diela.

Në momentin që vjen treni, ata largojnë fëmijët, ndërsa mallrat qëndrojnë mbi shina. Tregtarët romë shprehen se duhet të ndërhyhet nga pushteti lokal, për t’u gjetur një vend të përshtatshëm tregtimi, pasi me këtë aktivitet ushqejnë familjet e tyre.

1674

KOMENTE