English

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur

Automjeti tip ‘Benz’ 4 fenerësh është përplasur nga një trajler nafte me targa “FR 0771 B”.
Përplasja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:40 minuta në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Pas përplasjes benzi përfshihet nga flakët dhe nxjerrja e të plagosurve nga makina ka qënë e vështirë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikseve të plagosurit nxirren dhe dërgohen me urgjencë në spital.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i Benzit dhe policia bën të ditur se shkak i aksidentit është bërë devijimi i trajlerit në krah të kundërt me rrugën.

KOMENTE