Kishin disa muaj që kishin lidhje bashkë por fati i tyre nuk ka përfunduar i lumtur.
Pas një feste me miqtë e tyre në një pub të qytetit ato shkojnë në makinën e tyre të parkuar në një parking, për të vazhduar me aventurën e dashurisë së tyre por vdesin të dy të zhveshur dhe të përqafuar për shkak të asfiksimit nga monoksidi i karbonit, pasi kishin lënë makinën të ndezur për të qënë ngrohtë gjatë veprimeve të tyre.
Dy viktimat, janë Silvio Altieri, 31 vjeç dhe Denisa Zenaji, 26 vjeç,shqiptare, ku janë zbuluar nga policia pasi ka qenë babai i djalit ai që ka lajmëruar policinë për zhdukjen e të birit, i cili ia kishte marrë edhe makinën.
Kryehetuesi ka konfirmuar se, pas një inspektimi fillestar, shkaku i vdekjes ishte helmimi me monoksid. Kufomat ishin vendosur në dispozicion në morgun gjyqësor në sheshin e Verano.