English

Vret veten grabitësi i argjendarisë, Përparim Bala

Ka vrarë veten një nga autorët e grabitjes së argjendarise në qytetin e Bulqizës, duke parë që nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga prangat e policisë.

Ngjarja, e cila nisi sot në mengjes me grabitjen e argjendarise në Bulqizë përfundoi tragjikisht në qytetin e Elbasanit.

Përparim Bala, autori i grabitjes ka udhëtuar me një furgon pasagjerësh në drejtim të Korçës, ndoshta për t’u larguar drejt vendin fqinj, në Greqi.

Por, një kontroll i befasishëm nga postblloku i policisë në fshatin Mengel të Elbasanit ka vënë në vështirësi grabitesin, i cili nuk ka pranuar t'i dorëzojë dokumentat policise duke qelluar me arme zjarri ndaj uniformave blu.

Fatmiresisht, nuk pati agjentë të plagosur në këtë shkëmbin zjarri, por autori mundi të largohej duke kërcënuar me armë drejtuesin e nje mjeti tip “Golf” me targa të Durrësit.

I ndjekur nga policia, Bala nuk ka parë rrugëzgjidhje tjetër dhe ka qëlluar veten me armen e tij, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

KOMENTE