Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë personale të burgimit në mungesë, për 44-vjeçarin Arben Frroku, të dyshuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Vendimi u dha jashtë vëmendjes së medias nga gjykatësja Etleva Deda, e cila pranoi procedimin e nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të kryekomisarit.
Për policinë ai vijon të jetë ende i dyshuari kryesor për ekzekutimin, por Prokuroria e Krimeve të Rënda, organi i hetimit që mori në dorë ngjarjen, mësohet se është e pakënaqur me daljen publike të policisë në lidhje me emrat e të dyshuarve arrestimin e tyre. Ndërkaq hetimet intensive vijojnë për të zbuluar të gjithë morinë e personave që janë të përfshirë në ekzekutimin e Lamajt, nga djali i tij vjen reagimi publik ku përmes një letre ai i drejtohet organeve kompetente ku sqaron të gjitha lëvizjet e babait të tij natën e vrasjes së komisar Lamajt.
"Kam alibi për tim atë. Shpreh ngushëllimet familjes së Dritan Lamajt, por babai im nuk ka vrarë. Ikja në Greqi atë natë ishte rastësi".