English

Benedikti XVI, nga ora 20 e datës 28, nuk do të jetë më Papë

Rreth 200 mijë besimtarë në sheshin Shën Pjetër e priten me duatrokitje të ngrohta mbërritjen e Joseph Ratzinger, në shfaqjen e tij të fundit në publik nën petkun e një Pape.

Sheshi u mbush dy orë përpara daljes së Benediktit XVI, i cili do të mbajë edhe dëgjesën e fundit.

Pas përfundimit të këtij riti, Benedikti XVI do të largohet me helikopter. Nga ora 20 e datës 28, ai nuk do të jetë më Papë. Prej mbrëmjes së të enjtes do të mbajë titullin "Papa i Tërhequr Shenjtëria e Tij Benedikti XVI".
Megjithatë, procedura e dorëheqjes vendosi në vështirësi Vatikanin, pasi prej 600 vitesh, të gjithë Papët vdisnin në detyrë dhe nuk ishin regjistruar raste të tjera largimi të vullnetshëm.

Papa do të mbajë një takim përfundimtar me kardinalët në mëngjesin e 28 shkurtit dhe dorëheqja e tij, e para nga një papë në afro 600 vjet do të hyjë në fuqi në orën 20:00.

Vatikani shpreson që një Papë i ri do të caktohet para se Kisha Katolike të fillojë me ditët festive të Pashkëve.

Benedikti XVI është Papa i gjashtë në historinë 18-shekullore të Vatikanit që zgjedh dorëheqjen.

KOMENTE