Policia e Durrsit, ka arrestuar dy persona te Ura e Dajlanit.
Pas ndalimit dhe kontrollit në makinë u gjetën 20 kg kanabis, ku dy personat e kishin fshehur për ta transportuar lëndën narkotike.
Nuk jepet asnjë informacion tjetër lidhur me operacionin e zhvilluar si dhe identitetin e personave por policia e Durrësit do të japë më shumë detaje gjatë orëve në vijim.