English

Valë arrestimesh në Vlorë

Nga Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është finalizaur me sukses operacioni policor i koduar

“START 2” për gjetjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Arben Ahmetaj, vjec 43, lindur në Vlorë.
Ky shtetas në Nëntor 2007 është dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Venecias, Itali, për “Shfrytëzim prostitucioni, “Dhunë seksuale” dhe “Ndërprerje e detyruar e shtatzanisë” parashikuar nga nenet 81, 110 dhe 519 të Kodit Penal Italian.

Theksojmë se përgjatë një viti Drejtoria e Policisë Vlorë ka realizuar 18 operacione ndërkombëtare.

Gjithashtu në vijimësi të operacioneve të suksesshme të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, Strukturat e Kundër Krimeve të Rënda dje më datë 26.02.2013 në kuadër të operacionit policor “S F I D A 4” është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i personit të 8-të, të shumëkërkuar nga policia:

Kastriot Pëllumb Aliu, vjec 35, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë.
Ky shtetas kërkohej nga policia pasi ishte drejtues i grupit prej 7 personash të arrestuar në kuadër të operacionit SFIDA 4, shtetasit:

Roland Pëllumb Kadria, vjec 19;
Shaban Hajri Hamiti, vjec 23;
Enerbi Arben Kadriaj, vjec 21;
Andi Mehmet Yzeiri, vjec 24;
E. K,
Skerdilajd Coban Sinanaj, vjec 23 të gjithë banues në Vlorë si dhe shtetasi:
Shkëlqim Metlli Bitaj, vjec 48 pronar i një servisi në qytetin e Levanit, Fier;
të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme kanë realizuar 25 vjedhje me armë dhe me dhunë si dhe vjedhje të tjera automjetesh lokalesh, banesa dhe insititucionesh arsimore në qytetin e Vlorës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur të gjitha sendet e vjedhjura.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

KOMENTE