English

Këshilli Europian kërkon "klauzolën mbrojtëse" rikthim i vizave për Ballkanin

Këshilli Europian po planifikon një klauzolë për rikthimin e vizave për Ballkanin perëndimor kryesisht për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë.

Mikele Çerkone, zëdhënës i eurokomisioneres Malmstrom, ka kaonfirmuar lajmin lidhur me "klauzolën mbrojtëse" që do të sjellë pezullimin e përkohshëm për vizat e vendeve ballkanike.

Komisioni Evropian nuk do të lëshojë pe, për aplikimin e asaj që quhet “klauzola mbrojtëse” duke rikthyer masën e përkohshme të regjimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, për shkak të efikasitetit të dobët në luftën kundër migrimit ilegal.

Mikele Çerkone është zëdhënës i eurokomisioneres së punëve të jashtme Sesilia Malmstrom. Ai tha se "klauzola mbrojtëse" është për gjitha vendet që kanë përfitim nga liberalizimi i vizave, por aktualisht nuk është funksionale.

“Tani për tani situata është në fazën e vdekur", thotë zëdhënësi Çerkone, raporton INA. Sipas tij, propozimi i KE-së është tërësisht i bllokuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian dhe vështirë se mund të vendoset.

Komisioni Evropian në vijimësi ka kërkuar pezullimin e vizave për vendet e Ballkanit, sepse që nga heqja e vizave është shtuar dukshëm numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.

KOMENTE