Policia mbikqyrëse e Afrikës së Jugut po heton vdekjen e një shoferi taksie Mozambican i cili dyshohet se pasi u praangos nga policia u tërrhoq zvarrë në pjesën e pasme të furgonit të policisë nëpër rrugë.
Videoja është marrë nga një dëshmitar i incidentit, pranë Johanesburg, dhe e ka paraqitur atë në mediat lokale.
Presidenti Jakob Zuma komentoi vdekjen, duke i përshkruar pamjet si "të tmerrshme" dhe "shqetësuese".
Grupet e të drejtave shpesh e akuzojnë policinë e Afrikës së Jugut për sjellje brutaliteti.
Media vendase njoftoi se policia sulmoi fillimisht shoferin 27-vjeçar, duke e akuzuar atë për parkim të gabuar të makinës në Daveyton, në lindje të Johanesburg.
Video tregon një tubim të madh turme, policë me uniformë që e lidhin atë me një furgon, duke zvarritur nëpër rrugë.