English

(VIDEO) Enver Hoxha i drejtohet grekeve: Nëse i godisni kufijtë tona, do ju kthejmë në kërma

“Me politikën e saj të drejtë dhe korrekte Republika Popullore e Shqipërisë sa synuar kurdoherë që me të tre fqinjët që ka rreth e rrotull të rojë në fqinjësi normale. Nëse ndonjërës prej tyre jo për fajin tonë nuk i pëlqyeka të ketë fqinjësi normale dhe korrekte, atëherë aq po na prish, socializmi çdo ditë e më mirë lulëzon në Shqipëri. Narkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë, për arsyen bindëse se Italia fashiste sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë më 1939-ën.

Duhet një logjikë të fashistit grek që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni iu prishën të gjitha Republikës Popullore të Shqipërisë, se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte. Por ne e kemi për detyre t’ju paralajmërojmë: uleni bishtin se në rast se do të jeni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë. Nëse ju do të godisni kufijtë tona, ne do ju kthejmë në kërma.” ka thënë Hoxha.

Keto jane fjalet qe Enver Hoxha ka thene gjate nje fjalimi te tij lidhur me mardheniet me Greqine.

Ndaj dhe sot duket se asgje nuk ka ndryshuar midis dy shteteve pasi zanafilla e mardhenieve Shqiperi - Greqi i ka rrenjet e vjetra.
1694

KOMENTE