English

Gruaja jeton me burrin dhe të dashurin në një shtëpi

"Njerëzit mund të mendojnë se është e çuditshme, por unë i dua të dy burrat dhe nuk mund të zgjedh mes tyre", thotë nënë e dy fëmijëve.

Maria Butzki la Palin, burrin e saj për një burrë tjetër, por nuk e kuptoi se sa shumë do t'i mungonte ai asaj.

Në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të jetonte pa të dashurin e saj të ri i Peter Gruman.

Por kur të dy burrat u takuan krijuan një miqësi të jashtëzakonshme, dhe ajo doli me një zgjidhje të përsosur Peter u zhvendos në shtëpinë e familjes në Barking, East London.

Tani, Maria, 33, Pali, 37, dy fëmijët e tyre, Laura, 16, dhe Amy, 12, dhe Pjetri, 36 vjeç, jetojnë si një familje e madhe e lumtur.

"Kur u largova nga Pali ka qenë një vrimë e madhe në jetën time. Por dhe nga Pjetri nuk dua të ndahem. Pra, duke jetuar me dy njerëzve është rruga e vetme.

Ndërkohë që Paul shprehet për të dashurin e ri të gruas: “Peter është njeri i mirë. Kur Maria u takua me të për herë të parë unë u ndjeva keq. Por pasi e njoha nga afër, kam kuptuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Të dy adhurojmë peshkimin dhe gjithashtu ai është si një baba zëvendësues për fëmijët e mi”, shprehet Paul.

Ndërsa Peter shprehet se në këtë familje ndjehet mirë. “Shkojmë mirë. Nuk jemi xheloz me njëri-tjetrin për Marian”, shprehet ai.<

Peter fle në divan, Paul në një dhomë tjetër ndërsa Maria e ndan dhomën e gjumit me dy vajzat e saj.

“Asnjëherë nuk kemi fjetur të tre në të njëjtin shtrat. Kam marrëdhënie intime private me të dy meshkujt. Nëse Paul nuk është në shtëpi, Peter dhe unë kryejmë marrëdhënie intime, dhe e kundërta”, shprehet gruaja.

“Familja” tashti po projekton ndërtimin e një banesa më të madhe, e cila do të jetë e rehatshme për të gjithë pjesëtarët.

Ndërkohë që gruaja është e pasigurt në lidhje me marrëveshjen që do të bëhet mes saj dhe dy burrave për mënyrën e fjetjes në shtëpinë e re.

Sakaq pranon se shumë prej miqve, familjarëve dhe të afërmve të saj e shohin këtë lidhje si tepër të çuditshme dhe e kanë të vështirë ta kuptojnë.

“Ne kurrë nuk do të flemë në të njëjtin krevat. Jam shumë me fat që kam dy meshkuj të mrekullueshëm në jetën time”, shprehet gruaja.

KOMENTE