English

Miratohet privatizimi i HEC-eve dhe liçensës për lotarinë kombëtare

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi mori në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International” sh.a.; projektligji “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, ULËZ -SHKOPET”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International”sh.a dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”,GMBH,nëpërmjet shoqërisë “OLG PROJEKT”.SHPK”

Projektligji “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International” sh.a” dhe projektligji “Për ratifikimin e Kontratës për shitjen e 100% të aksioneve, të Shoqërisë “HEC, ULËZ -SHKOPET”, sha. të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Shoqërisë “Kurum International”sh.a” parashikojnë shitjen e aksioneve të shoqërive në fjalë një kompanie, që operon prej shumë vitesh në Shqipëri, investimet e të cilës kapin shifra prej qindra milionë eurosh.
Marrëveshjet janë shumë të rëndësishme dhe me impakt të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Çmimi i shitjes së aksioneve të Shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sha kap shfirën e 37,5 milionë dollarëve dhe është afro 10 herë më i lartë krahasuar me HEC-et e shitura në periudhën 2003-2005.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike dhe rritja e investimeve në këtë sektor janë disa nga efektet imediate dhe me impakt direkt në interesin e qytetarëve që priten nga privatizimi I këtyre HEC-eve.

Po sot, Kuvendi diskutoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “OESTERREICHISCHE LOTTERIEN”,GMBH,nëpërmjet shoqërisë “OLG PROJEKT”.SHPK”.

Duke qenë lojrat e fatit çështje sensitive, me shumë risqe, si dhe një çështje e përgjegjësisë sociale kombëtare, lind nevoja e ndërmarrjes së hapave rregullatorë. Për më tepër, është me interes për qeverinë që të ofrojë lojra fati në formë të ligjshme dhe të rregulluar, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur mundësitë për lojë të paligjshme. Marrëveshja në fjalë parashikon një lotari kombëare shqiptare, e cila do të shihet si mënyrë e pranueshme për të fituar para me anë të fatit.

Pas debatit që zgjati për më shumë se pesë orë dhe përfshiu deputetë të gjitha grupeve parlamentare, Kuvendi i miratoi edhe në tërësi projektligjet në fjalë

KOMENTE