Sot u realizua perballja e pare ligjore midis ZMK dhe CEZ e organizuar nga ERE.
CEZ pasi mori ne shqyrtim ankesat e ZMK nxorri keto perfundime:
1. Pretendimet e ZMK i referohen faturimeve te kryera para marrjes se kompetencave te Adminitratorit Publik te te CEZ te caktuar ne ERE.
2. Sherbimi E-bill eshte bllokuar nga kompania ceke dhe jo nga Administratori Publik dhe ka 2 jave qe po punohet intensivisht per te rindertuar nje web te ri qe quhet jo me www.cez.al por www.cezshperndarje.al dhe mundesisht brenda dites se sotme do te rihapet sherbimi E-Bill ne kete faqe te re.
3. Cdo ankese e konsumatoreve do te trajtohet me prioritet dhe kompania eshte e vendosur ti pergjigjet ne cdo moment dhe ne cdo rast konsumatoreve duke e kthyer sherbimin e ankesave te klientit ne sherbim real te konsumatoreve.
4. ZMK nuk i eshte drejtuar CEZ paraprakisht per asnje ankese por i eshte drejtuar vetem EREs nderkohe qe ankesat fillimisht duhet ti drejtohen CEZ dhe me pas ne rast te ruajtjes se pretendimeve duhet ti drejtohen ERE pasi CEZ nen administrimin publik ka te gjithe vullnetin dhe predispozicionin maksimal per te trajtuar me perparesi ankesat qe vijne nga konsumatoret dhe organizatat e tyre perfaqesuese.
5. Numri i ankesave te ZMK (14) eshte i pamjaftueshem per te krijuar nje bindje mbi nje fenomen masiv por megjithate kjo eshte kusht i mjaftueshem qe CEZ te vere ne dispozicion cdo te dhene verifikuese.
Per keto arsye CEZ mori keto zotime publike:
1. Te trajtoje brenda 10 ditesh te gjitha ankesat e ZMK ne lidhje me pretendimet e konsumatoreve per faturime.
Po ashtu CEZ kerkoi nga ZMK qe para se te paraqesim shqetesimet tona ne ERE ti drejtohemi CEZ i cili do te angazhohet ne menyre maksimale per verifikimin e cdo rasti dhe kthimin e nje pergjigje te shpejte brenda 10 ditesh.
2. CEZ eshte i gatshem te mireprese ne cdo moment shqetesimet e ZMK dhe ti trajtoje ato me perparesi me qellim rritjen e besimit publik te sherbimi i klientit per te korigjuar klimen e mosbesimit te krijuar deri me sot, pasi tashme ka nje klime te re prokonsumatore.
Nga ana tjeter, vete ERE mori persiper:
1. Te beje verifikimin krahasimor te konsumit dhe faturimit nentor - dhjetor - janar.
2. Te beje verifikimin krahasimor te ankesave te konsumatoreve per konsumin dhe faturimin nentor - dhjetor - janar.
3. Te krijoje nje model te ri trajtimi te ankesave per te ballafaquar periodikisht palet ne lidhje me shqetesimet dhe ankesat e konsumatoreve (sa here kjo te kerkohet).
ZMK ne kete moment eshte duke paraqitur ankesat e konsumatoreve nepermjet numrave te kontratave te ankuesve dhe nga ana tjeter po pergatitet blloku i dyte i ankesave ne lidhje me pretendime te tjera.
ERE sot stabilizoi nje praktike te re te trajtimit te ankesave te konsumatoreve nepermjet modelit te ballafaqimit midis paleve dhe kjo do te kthehet ne nje praktike te rregullt.
Ndaj paraqisni ankesat tuaja prane ZMK ne sistemin tone e ri te ankesave online: www.ankohu.al
Çdo ankese do te trajtohet me perparesi nga te gjithe palet e perfshira: ZMK, ERE dhe CEZ.