English

Pezullohen 22 linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi

Paraditen e sotme në sheshin ‘Nënë Tereza’, në Tiranë, Shoqata e Transportuesve të Shqipërisë ka organizuar një protestë pasi Ministria greke, duke filluar që sot ka vendosur të pezullojë 22 linja autobusësh që bëjnë çdo ditë udhëtime nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Ky vendim është tepër arbitrar dhe kjo do të sjellë pasoja në lëvizjen e emigrantëve por dhe njerëzve të tjerë që do të duan të udhëtojnë midis këtyre vendeve. Kjo e para në rritjen e kostos së udhëtimit për udhëtarët pasi do të duhet të lëvizin me disa linja dhe jo me një linjë direkte dhe e dyta një veprim i tillë do të dërgojë drejt falimentit kompanitë shqiptare, është shprehur Kreu i shoqatës së Transportit, Ali Dyrmishi.
Është një katastrofë për kompanitë shqiptare, ndaj i kërkojmë ndihmë ministrisë së Transporteve të Shqipërisë, pavarësisht se na ka dhënë ndihmë deri tani, por i bëjmë thirrje ti drejtohet BE-së, për liberalizim licencash siç e ka Greqia. Liberalizim do thotë t’i shërbejmë sa më shpejt klientëve tanë dhe çmimi do jetë favorizues për klientelën shqiptare. Hapi juaj po nuk pati veprim dhe në rast se nuk do na zgjidhet problemi ne do arrijmë deri në bllokimin e kufijve Kapshticë dhe Kakavijë, për të mos lejuar futjen e autobusëve grekë. Nëse ministria Greqisë na ka prerë licencat edhe ministria jonë t’ua ndërpresë licencat kompanive greke. Le të rrijmë edhe 1 muaj pa punë, por të zgjidhet kjo çështje”, tha Dyrmishi.

KOMENTE