English

Vujanoviq: Shqipëri-Mali i Zi, mardhënie bashkëpunimi perfekte

Kandidati presidencial dhe shefi aktual i shtetit malazez Filip Vujanoviq ka deklaruara se Mali i Zi nuk ka çështje të hapura me fqinjët e tij, gjë që i jep cilësi të veçantë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një takimi parazgjedhor në lokalitetin Vladimir afër Ulqinit, i banuar kryesisht me shqiptarë, Vujanoviq ka thënë se gjithmonë ka zbatuar politikën e afirmimit të raporteve fqinjësisë së mirë, të kufijve të hapur, të dialogut, si dhe të minoriteteve si urë të bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

Ai tha se angazhohet për kufij të hapur plotësisht të Mali të Zi me të gjithë fqinjët.

“Me vite nga Mali i Zi nuk mund të shkohej në Shqipëri, me vite shkohej me viza, kurse tani mund të shkojmë me letërnjoftim. Kjo është ajo që është vlerë e politikës shtetërore për të cilën jam angazhuar”l ka thënë Vujanoviq, i cili ëshë kandidat presidencal i Partisë Demoktatike të Socialistëve (DPS) në pushtet. Si shembull të mirë të bashkëpunimit ndërkufitar të Mali të Zi dhe Shqipërisë ai ka theksuar pikëkalimin e përbashkët kufitar Sukobin – Muriqan, ku me këtë rast Vujanoviq ka falenderuar edhe krerët e Kosovës të cilët, siç ka thënë, e kanë kuptuar nevojën që Mali i Zi të ketë pritjen e bazuar që bashkësia kombëtare malazeze në Kosovë të jetë e përfaqësuar në mënyrë autentike. Ai ka thënë se gjithmonë ka afirmuar edhe politikën se popujt pakicë përfaqësojnë urat e bashkëpunimit ndërmjet shteteve.

KOMENTE