Foshnja e lindur në SHBA me HIV është shëruar plotësisht pas një terapie intesive mjekësore, thonë mjekët.
Fëmija nga Mississippi tani është 2 vjeç e gjysmë dhe ka 1 vit që ajo nuk merr më ilaçe dhe nuk ka asnjë shenjë të infeksionit.
Testimi më shumë duhet të bëhet për të parë nëse trajtimi që jepet brenda orëve të lindjes - do të funksionojë edhe për të tjerët.
Nëse vajza qëndron e shëndetshme, ajo do të jetë e dyta në botë që ka sukses në përdorimin e kurës mjekësore.
Dr Deborah Persaud, një virologiste në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, prezantoi në Konferencë, në Atlanta gjetjet për retrovirusët dhe infeksionet.
"Kjo është një dëshmi e konceptit që HIV mund të jetë potencialisht i shërueshëm në foshnjat," tha ajo.