English

I jepet OK, aktit normativ për strukturat e ndërtuara në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit

Kuvendi miratoi dje në Seancë Plenare aktin normativ nr.1, date 6.02.2013 “Për paisjen me leje përdorimi të strukturave të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit përpara fillimit me efekte të plota të ligjit nr.10119,date 23.4.2009, “Për planif ikimin e territorit”, të ndryshuar.

Sipas këtij akti normativ të gjitha ato firma ndërtuese, të cilat kanë përfunduar objektet e tyre në datën e fillimit të efekteve të plota të ndryshimeve më të fundit të ligjit për planifikimin e territorit do të pajisen me lejen e ndërtimit.

Akti normativ vë në dukje faktin se, për pajisjen me leje përdorimi të të gjitha strukturave që kanë përfunduar ndërtimin në datën e fillimit me efekte të plota të Ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e përcaktuar nga Ligji nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, edhe në rastet kur:

- akt kontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se, strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, por nuk ndryshojnë sipërfaqet dhe volumin e miratuar në leje;

- akt kontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se, strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, të shoqëruara me shtesë të sipërfaqes dhe/ose volumit të miratuar në leje të strukturës.

KOMENTE