Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje një nga ligjet më të rëndësishme për zhvillimin e medias së lirë në realitetin e teknologjisë dixhitale, sipas standarteve të BE,“Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Ky ligj lindi si nevojë e revolucionit që kanë pësuar shërbimet dhe misioni i medias elektronike shqiptare, avancimi i teknologjisë në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së Informacionit në tërësi, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga MSA.
Ligji në përmbajtjen e tij reflekton ndër të tjera ekspertizën e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, mendimet e grupeve të interesit të medias elektronike publike e private ,si dhe të ekspertëve të transmetimeve dhe komunikimeve digjitale, në funksion të procesit të digjitalizimit të medias. Ligji “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” u votua kundër nga opozita, edhe pse në votimin nen për nen, në shumicën dërmuese të tyre, deputetët socialistë i miratuan ato.