English

Prindërit vdesin. Fëmija lind i gjallë por vdes pak orë më vonë

Foshnja u lind pasi prindërit e tij vdiqën në një aksident me makinë në Nju Jork tha një zëdhënës i familjes për komunitetin çifut.

Nachman dhe Raizy Glauber, të dy 21 vjeç, kanë qenë në rrugën e tyre për në spital të dielën herët, kur taksia e tyre u përfshi në një përplasje fatale në Brooklyn.

Mjekët kryen një operacioni cezarian për të nxjerrë fëmijën gjallë.

Por zëdhënësi i komunitetit Isak Abraham tha se i porsalindur vdiq në kohën 05:30 të hënën.

Ai i tha CBS News se djali, peshonte rreth 1.8kg.

"Nëse ai do të kishte qëndruar gjallë, ai do të ishte në memorie dhe kujtesë për gjyshërit e prindërve të tij," tha ai.

Më shumë se 1,000 njerëz dolën për të vajtuar çiftin në një funeral në Congregation Yetev Lev D'Satmar synagogue.

KOMENTE