English

Foshnja vdes nga puthja e babait të vet

Një foshnjë e sapo lindur vdiq si shkak i infeksionit të shkaktuar nga virusi Herpes simplex.
Kaiden McCormick vdiq pas dy muajsh qëndrimi në reaminacionin e spitalit në Londër.

Mjekët thanë se ai vdiq pasi virusi ishte marrë nga babai i tij i cili mbartte këtë virus por në gjendje latente dhe ai instiktivisht kishte puthur djalin e tij në buzë pasi ishte gëzuar që ishte bërë baba.

Babai tashmë është tmerrësisht i tronditur dhe fajëson veten për vdekjen e foshnjës së tyre. Por gruaja e tij përsëri përpiqet që ai mos të urrejë dhe fajësojë veten pasi ai e puthte nga dashuria dhe se ishte një baba i përsosur.

Foshnja ishte lindur 5 javë para kohe dhe ishte mjaft i ndjeshëm nga kontaktet e jashtme.
Nëna tregon historinë rrënqethëse të foshnjës i cili vdiq brenda pak orësh dhe nuk arrin të besojë se si mund të ndodhi kaq shpejt.

*******
Ndaj mjekët bëjnë thirrje të gjithë prindërve që të jenë të kujdesshëm në ledhatimin e fëmijëve të tyre sidomos kur ata janë të vegjël pasi mund ti transmetojnë mjat viruse.

KOMENTE