English

Hoxhaj kërkon njohje të Kosovës nga Amerika Latine dhe ajo Qëndrore

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka filluar një vizitë në shtete të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Latine.

Gjatë vizitës në këtë kontinent, ministri Hoxhaj ka qendruar në Antigua dhe Barbuda, ku është pritur në një takim të veçantë nga kryeministri i këtij shteti, Winston Spencer. Me këtë rast, ministri Hoxhaj ia ka dorëzuar kryeministrit Spencer kërkesën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ky shtet.

“Shtetet e vogla duhet të mbështesin njëra-tjetren. Prandaj, Antigua dhe Barbuda duhet t’i bashkohet shteteve të botës për të njohur apvarësinë e Kosovës. Kjo do të ishte një edhe një mirënjohje për aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Antigua dhe Barbuda, Winston Spencer ka siguruar ministrin Hoxhaj se me seriozitet shumë të madh do të shyrtoi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kam një simpati të vecantë për popullin e Kosovës dhe aspiraten e tyre për pavarësi. Vendi im seriozisht do të shqyrton kërkesën për njohje. Në një të ardhme të afërt do të ketë vendim pozitiv”, ka parlajëmruar Spencer.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka kërkuar përkrahjen dhe njohjen e Kosovës nga Antigua dhe Barbuda, duke theksuar se Republika e Kosovës tashmë është një shtet funksional, prosperues, stabil dhe multi-etnik me një shoqëri diverse dhe me një ekonomi me rritje të qëndrueshme.

Kjo është hera e dytë që ministri Hoxhaj viziton këtë shtet në përpjekje për të bindur atoritetet që ta njohin pvarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj, vizitën e tij në Amerikën Qendrore dhe Latine do ta vazhdojë edhe në shtete tjera.

KOMENTE