Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka vdekur ne moshën 58 vjeçare, pas 14 vitesh në pushtet.
Z. Chavez kishte qenë i sëmurë rëndë me kancer për më shumë se një vit, duke kaluar nëpër disa operacione në Kubë.
Turmat e mbështetësve u mblodhën jashtë spitalit ku ai vdiq, Caracas, duke brohoritur "Ne jemi të gjithë Chavez!"
I vetë-shpallur revolucionar, Hugo Chavez ishte një figurë e diskutueshme në Venezuelë dhe në skenën botërore. Një kritik i vendosur i SHBA-ve, ai frymëzoi një ringjallje te krahut të majtë ne të gjithë Amerikën Latine.
Pas vdekjes së tij, Zëvendës-Presidenti Nicolas Maduro do të marrë presidencën deri ne zgjedhjet e reja qe do te mbahen brenda 30 ditëve, tha Ministri i Jashtëm Elias Jaua.
"Ky është mandati që presidenti Hugo Chavez na dha", tha z Jaua ne televizionin shtetëror, duke shtuar se zoti Maduro do të jetë kandidati i Partisë Socialiste të Bashkuar (PSUV).
Perseri nuk eshte e qartë se kur do të zhvillohen zgjedhjet.
Z. Chavez u rizgjodh për një mandat të katërt në tetor por semundja e pengoi ate te bente bekimin.
Natyra e saktë e kancerit të tij asnjëherë nuk u zbulua zyrtarisht, duke çuar në spekulime të vazhdueshme rreth shëndetit të tij, dhe ai nuk ishte parë në publik për disa muaj.
Zëvendës-presidenti Nicolas Maduro ishte emocional, kuri ai njoftoi vdekjen e Hugo Chavez.
Shtatë ditë zie kombëtare janë shpallur dhe trupi i tij do të qëndrojë në shtet deri në një funeral qe do te zhvillohet të premten.
Kreu i opozitës Henrique Capriles, të cilin zoti Chavez mundi në zgjedhjet e tetorit, i bëri thirrje qeverisë të "veprojë në pajtim të plotë me detyrat e saj kushtetuese".
Mr Capriles ofroi ngushëllimet e tij për familjen e Z. Chavez, duke thënë se "ne kemi qenë kundërshtarë, por asnjëherë armiq".