Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës seanca e radhës për shqyrtimin e padisë mes deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla, si i paditur dhe dhëndrit të kryeministrit Jamarbër Malltezi, paditësi.
Deputeti Balla, i pranishëm në seancë, së bashku me avokatin e tij mbrojtës u shprehën në sallën e gjyqit se kanë fakte të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e deklaratave, të bëra më 9.10.2012. Një prej këtyre provave është edhe shkresa e Ministrisë së Mbrojtjes. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 29 mars.