English

Receta natyrale për kurimin e astmës dhe kapsllëkut

Kapsllëku

50 gr fiq te thate hidhen ne 500 ml uje ne darke dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar nje nate. Gjithe permbajtja hahet pa u kulluar.

2-3 thela bostani te pjekur, gati si qull, hahen ne mengjes esell.

6 kokrra fiku te njoma ose te thata dhe 6 kokrra kumbulle te thata te grira hidhen ne darke ne 1.5-2 gota uje te ftohte dhe lihen gjithe naten ne nje vend te ngrohte. E gjithe sasia hahet ne mengjes esell.

100 gr kumbulla te thata, 50 gr fiq te thate dhe 10 gr gjethe sene grimcohen ne havan derisa formohet nje mase e njetrajtshme Hahet nga nje luge kafeje e mbushur plot nje ne mengjes e nje n darke.

Perzihet nga nje gjysme luge gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo perzierje hidhte ne 600 ml uje dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar ne qetesi 15-20 min, pastaj kullohet dhe embelsohet me sheqer ose perdoret ashtu siç eshte nga nje filxhan ne mengjes esell dhe nje filxhan ne darke para ngrenies.

Astma

Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli ne pjese te barabarta grihen imet dhe pihen si cigare deri ne 4-5 here gjate dites.

2 luge fara lajthate hidhen ne 1-1.5 gota uje te porsavaluar dhe lihen te mbuluar nje ore, pastaj kullohet. Pihet nje filxhan 3-4 here ne dite.

Gjethe tatulle te grumbulluara para lulezimit te bimes, te thara ne hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare ne dite.

Thelpinj te nje kokrre hudhre vihen ne palen e napes dhe shtrydhen duke mbledhur lengun e hudhres ne nje filxhan. Hidhen deri ne 5 pika hudhre mbi sheqer ne nje luge kafeje dhe hahen çdo mengjes esell.

Nje dore hisell e thate dhe nga 2 luge gjelle lulebasani e nenexhik hidhen ne nje liter uje dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar per 20 minuta dhe kullohet. Pihet nje luge gjelle tre here ne dite.

6 luge gjelle te bimores se perbere nga 50-60 gram lule mellage, gjethe mijefleteshi, gjethe thunderrnushke e lule blete hidhen ne nje liter uje te porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore, pastaj kullohet. Pihet para ngrenies nje filxhan tre here ne dite.

0.5 kilogram thelpinj hudhre te qeruara shtypen ne havan dha hidhen ne nje ene porcelani. Ne nje ene tjeter perzihet 0.5 kilogram sheqer me lengun e dy limoneve. Te dy perberesit, pra hudhra e shtypur dhe sheqeri me lengun e limonit, perzihen ne ene porcelani.

KOMENTE