English

Rama uron per 8 marsin. Politikë e re qeverisëse për barazinë gjinore

Kryetari i selise roze Edi Rama, ka percjelle urimin e tij per te gjitha nenat, motrat dhe vajzat e Shqiperise.

Urimin e tij e ka nisur duke uruar se pari nenen dhe bashkeshorten e tij si dhe te gjitha nenat dhe motrat ku do qe ndodhen.
Ne urimin e tij shprehet:


"Në mes të dy grave më të rëndesishme të jetës sime, dua t'u uroj megjithë zemër gëzuar 8 marsin të gjitha nënave, grave e vajzave të këtij vendi, ku sot më shumë se asnjëherë në gjithë këto vite lirie mbetet e hapur sfida e barazisë mes gruas e burrit. Sfida e krijimit të mundësisë së vajzave të vogla në zonat e vështira për të ndjekur shkollën njësoj si djemtë. Sfida e lehtësimit të barrëlindjes për nënat e pasiguruara ngase të papuna dhe e uljes së papunesisë femërore në tërësi. Sfida e trajtimit josdiskriminues të vajzave e grave kur konkurojnë me djem e me burra për një vend pune. Sfida e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe e zgjerimit të kuotës së tyre të përfaqësimit në këshilla vendore apo parlament. Dhe padyshim, sfida alarmante e ditëve të sotme përballë dhunës e krimit në familje që rëndon egërsisht mbi vajzat e gratë. 27 gra të vrara në vetëm vitin e 100 vjetorit të pavarësisë janë një këmbanë buçitëse për shoqërinë dhe për ne, socialistët e progresistët shqiptarë në radhë të parë.

Do të ndërmarrim një politikë të re qeverisëse të barazisë gjinore e të shanseve të barabarta me votën e 23 qershorit për të rilindur Shqipërinë dhe do të hedhim hapa shumë domethënës në këtë drejtim. Falë edhe një grupi të fortë grash e vajzash që do të jenë pjesë e skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe do të luajnë rol kyç në qeverisjen tonë. GEZUAR!"

KOMENTE